Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi
Maqedoni

Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi

November 22, 2026

AA

Banorët e Zajazit dhe Greshnicës së Kërçovës me dekada presin realizimin e projektit të kanalizimit fekal. Ata shprehen të zhgënjyer nga partitë politike e sidomos nga BDI-ja, e cila kanalizimin e premtuar e nisi dhe e la në gjysmë. Me ardhjen e kryetarit të ri, sërish kanë vazhduar premtimet, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete në terren. Kreu i Bashkësisë Lokale të Greshnicës thotë se gjendja është alarmante pasi në mungesë të kushteve elementare, banorët ndotin tokën dhe ujërat nëntokësorë me gropat septike.

“Kanalizimin e nisën, po e lanë jo në gjysmë por as një të tretën nuk e bënë në Greshnicë. Nëse flasim për kanalizimin çdo kush e di se ajo është një pastërti, nuk mundesh të rrish në ambient me erë. I kanë prishur rrugët e krejt, nxirr njëri ujërat e zeza këtu tjetri atje, përlahemi me bashkëfshatarët, po s’ka ku ta çojmë. I mbajmë me cisterna, dhe e hedhim në lum dhe i ndotim ujërat ende më shumë, e prishim ambientin, lumi ka peshq. Po s`di kujt t’i vëmë fajin. Erdhën i morën makinat dhe një Zot e di pse çka bënë. Nis punën e le në gjysmë nuk shkon, kur ta nisësh o bëje o leje krejt”, tha Sefer Rrahmani, Kryetar i BL Greshnicë.

“I duhet fshatit, megjithëse filloi kanalizimi po mbeti gjysmak. Patjetër që i duhet fshatit”, tha një banor.

“Asnjëherë nuk u dha sqarim se përse ky projekt që financohej me IPA fondet nuk u përfundua. Ndërkohë, mbetet për tu parë nëse Qeveria aktuale do të mbaj premtimin për të filluar dhe përfunduar punimet për kanalizimin këtu në Zajaz”, thotë Bashkim Sulejmani, gazetar.

Kyreministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij të fundit në Kërçovë, akuzoi ish Qeverinë BDI-LSDM për humbjen e mjeteve financiare të programit IPA për realizimin e kanalizimit në Zajaz. Mickoski premtoi se megjithatë me mjete nga buxheti i shtetit kanalizimi do të realizohet der inë fund të vitit. Zajazi e Greshnica, nuk kanë vetëm mungesën e kanalizimit, por edhe infrastrukturë rrugore tejet të dëmtuar brenda fshatrave e cila edhe më shumë u dëmtua me fillimin e projektit të kanalizimit. Gjatë zgjedhjeve të fundit, çështja krahas shqetësimit lokal mori dimension politik meqë Ali Ahmeti mbi dy dekada në pushtet, nuk kishte arritur ta bëjë me kanalizim fshatin e tij të lindjes./Alsat.mk.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet

November 22, 2026
Maqedoni

Mickoski dhe Rama sot në Qafë Thanë, promovohet sistemi i

November 22, 2026
Maqedoni

Lëndohet pjesëtari i njësisë speciale “Tigri” në kazermën “Ilinden”, dërgohet

November 22, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe të mbijetojë vetëm

November 22, 2026
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15588
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski dhe Rama sot në Qafë Thanë, promovohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë sot në promovimin

Maqedoni

Lëndohet pjesëtari i njësisë speciale “Tigri” në kazermën

Një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden” në Shkup, përcjell

Maqedoni

Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe të

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.