Mickoski dhe Rama sot në Qafë Thanë, promovohet sistemi i përbashkët kufitar “One Stop Shop”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë sot në promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, aktiviteti do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pas promovimit është paraparë që kryeministri Mickoski të prononcohet për mediat.
Sistemi “One Stop Shop” synon integrimin e kontrolleve kufitare të dy vendeve, me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.