Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që duhet të respektohet
Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që duhet të respektohet

November 22, 2026

AA

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit Shqip, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe përgjegjësinë institucionale për respektimin e gjuhës amtare.
Në mesazhin e tij, Shasivari thekson se një popull që kujdeset për gjuhën e vet, kujdeset edhe për kujtesën historike, dinjitetin dhe të ardhmen e tij.
Duke kujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ministri vlerëson se vendimi për njësimin e alfabetit ishte dëshmi e fuqisë së bashkimit të shqiptarëve përtej dallimeve, duke krijuar një bazë të përbashkët për zhvillimin e gjuhës, arsimit dhe kulturës shqiptare.
Shasivari nënvizon se respektimi i gjuhës nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e përkujtimit historik, por duhet të dëshmohet përmes përdorimit të saj dhe garantimit të së drejtës së secilit për të folur dhe për t’u shprehur në gjuhën amtare.
“Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, këtë të drejtë e shoh si pjesë të pandashme të barazisë para ligjit dhe të dinjitetit njerëzor. Institucionet kanë përgjegjësi që të drejtat e garantuara të jenë të qasshme dhe të zbatueshme për qytetarët”, thekson Shasivari.
Në fund të mesazhit, ministri shpreh mirënjohje për figurat historike që kontribuuan në njësimin e alfabetit dhe përcjell urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që

November 22, 2026
Maqedoni

Emira Selimi: Shqiptarët e Manastirit po harrohen?

November 22, 2026
Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova mesazh urimi për Ditën e Alfabetit Shqip

November 22, 2026
Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është themel i

November 22, 2026
Maqedoni

Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15592
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Emira Selimi: Shqiptarët e Manastirit po harrohen?

Manastiri zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare shqiptare, veçanërisht për shkak të Kongresit të Alfabetit, të mbajtur në

Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova mesazh urimi për Ditën e Alfabetit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi urim për pjesëtarët e komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip,

Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka përcjell mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.