Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 „Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?
Maqedoni

„Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?

November 25, 2026

AA

Ndërmarrja publike „Pyjet Kombëtare“ (Nacionalni shumi), përmes Agjencisë për Administratë, ka shpallur konkurs publik për punësimin e 27 nëpunësve publikë në shtatë pozicione të ndryshme pune. Konkursi është publikuar më 23 nëntor, ndërsa afati për aplikim zgjat deri më 7 dhjetor.

Pjesa më e madhe e punësimeve të parashikuara janë në veprimtarinë financiare, planifikim dhe analizë, çështje juridike dhe prokurim publik. Pagat mujore neto lëvizin nga 26.050 denarë (rreth 424 euro) deri në 29.320 denarë (rreth 477 euro), me orar pune prej 40 orësh në javë, nga e hëna deri të premten.

Sipas konkursit publik, ndërmarrja kërkon këto kuadro:

Shtatë bashkëpunëtorë të rinj për financa me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Dy bashkëpunëtorë të rinj për çështje juridike me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Nëntë bashkëpunëtorë të rinj për plan dhe analizë me pagë prej 27.650 denarësh (450 euro);

Një referent-arkëtar me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro);

Gjashtë bashkëpunëtorë të rinj për prokurim publik me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Një bashkëpunëtor të ri për përfaqësim me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Një teknik-hartograf me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro).

Për 25 nga gjithsej 27 ekzekutues, përvoja e mëparshme e punës nuk është kusht i detyrueshëm. Në Departamentin për prokurim publik, ku kërkohen gjashtë bashkëpunëtorë, mund të konkurrojnë kandidatë me arsim të lartë nga çfarëdo fushe. Për 19 ekzekutues parashihet që të punojnë në degët e ndërmarrjes, ndërsa në konkurs nuk specifikohet se në cilat qytete do të sistemohen. Konkursi i ri tërheq vëmendje edhe nga aspekti i strukturës kadrovike dhe shpenzimeve për të punësuarit në ndërmarrjen publike. Siç raportoi „Faktor“ në maj të këtij viti, sipas Raportit të punës për vitin 2025, „Pyjet Kombëtare“ në fund të vitit të kaluar kishte 1.413 të punësuar me afat të pacaktuar, ndërsa mbi 90 për qind të prerjes dhe transportit të drunjve e kryenin operatorë të jashtëm.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati se në

November 25, 2026
Maqedoni

„Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja

November 25, 2026
Maqedoni

„Do të të jap 300 euro, vetëm mos e denonco“

November 25, 2026
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15639
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati

Ndërtimi i mbikalimit rrugor në Momin Potok është drejt përfundimit, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili

Maqedoni

„Do të të jap 300 euro, vetëm mos

Një nënë nga Shkupi, Martina Martinovska, ka ngritur akuza serioze për një aksident trafiku, në të cilin, sipas saj, është

Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.