Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë projekte infrastrukturore në Komunën e Likovës
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë projekte infrastrukturore në Komunën e Likovës

November 24, 2026

AA

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka prezantuar dhe mbrojtur shtatë amendamente për sigurimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 304 milionë e 535 mijë denarësh, apo rreth 4.95 milionë euro, për realizimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Likovës, raporton tvfesta.mk.

Amendamentet e prezantuara nga Shaqiri përfshijnë rikonstruimin e rrugëve ndërmjet vendbanimeve, asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat e Komunës së Likovës, si dhe rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Mateç.

Përmes shtatë amendamenteve kërkohet financimi i këtyre projekteve:

Rikonstruimi i rrugës Gllazhnjë–Dumanoc–Goshincë – 31.535.000 denarë (rreth 513 mijë euro).
Rikonstruimi i rrugës Ropalcë–Novosellë – 48.000.000 denarë (rreth 780 mijë euro).
Rikonstruimi i rrugës Vaksincë–Tabanoc – 40.000.000 denarë (rreth 650 mijë euro).
Rikonstruimi i rrugës Hotël–Llopatë – 67.000.000 denarë (rreth 1.09 milion euro).
Rikonstruimi i rrugës Mateç–Llopatë – 37.000.000 denarë (rreth 602 mijë euro).
Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatrat e Komunës së Likovës – 62.000.000 denarë (rreth 1 milion euro).
Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Mateç – 19.000.000 denarë (rreth 309 mijë euro).

Duke arsyetuar amendamentin për rrugën Gllazhnjë–Dumanoc–Goshincë, Shaqiri ka theksuar se ky projekt do të mundësonte lidhje më të mirë ndërmjet vendbanimeve malore të Karadakut të Kumanovës, zhvillimin e turizmit malor dhe lidhjen infrastrukturore ndërmjet komunave të Likovës dhe Çuçer-Sandevës.

Deputeti ka ngritur gjithashtu mundësinë e hapjes në të ardhmen të një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën në këtë zonë, që do të lehtësonte lëvizjen e banorëve të vendbanimeve malore. Sipas tij, financimi i kësaj rruge ishte premtuar edhe nga vetë kryeministri.

Sa i përket rrugës Ropalcë–Novosellë, Shaqiri ka theksuar se realizimi i projektit do t’u mundësonte banorëve të këtyre vendbanimeve qarkullim më të lehtë dhe lidhje më të mirë me qytetin e Kumanovës.

Ndërkaq, rikonstruimi i rrugës Vaksincë–Tabanoc, sipas deputetit, ka rëndësi strategjike për shkak të lidhjes me vendkalimin kufitar të Tabanocit dhe autostradën Kumanovë–Shkup, duke lehtësuar qarkullimin për banorët e Vaksincës dhe Llojanit.

Për rrugët Hotël–Llopatë dhe Mateç–Llopatë, siç informon tvfesta Shaqiri ka theksuar rëndësinë e tyre ekonomike dhe sociale, duke argumentuar se investimet në këto drejtime rrugore do të mundësonin qasje më të shpejtë drejt qytetit të Kumanovës, spitalit dhe institucioneve të tjera publike.

Me amendamentin për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Likovës, deputeti ka kërkuar mbi një milion euro për rregullimin e rrugëve që ende kanë mbetur të paasfaltuara, duke vënë theksin edhe te vështirësitë me të cilat përballen nxënësit gjatë rrugëtimit drejt shkollave, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Përmes amendamentit të fundit, Shaqiri ka kërkuar financimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit në Mateç, me qëllim mbrojtjen e pronave private, tokave bujqësore dhe mjedisit nga dëmet që mund të shkaktohen nga reshjet e rrëmbyeshme.

Gjatë diskutimit në komision, deputeti i Aleancës për Shqiptarët ka shprehur pakënaqësi edhe për mosmiratimin e mëparshëm të amendamenteve, duke theksuar se këto kërkesa po paraqiten për të shtatën herë.

Shaqiri i ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe zëvendësministrit që t’i mbështesin amendamentet dhe të sigurojnë financimin e projekteve, të cilat, sipas tij, do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Likovës. /tvfesta

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.