Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë “mbretërit” e tenderëve ndërtimorë në Maqedoninë e Veriut?
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë “mbretërit” e tenderëve ndërtimorë në Maqedoninë e Veriut?

November 25, 2026

AA

Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të fundit, në një treg ku konkurrenca po tkurret me shpejtësi dhe tenderët me një ofertues të vetëm janë trefishuar, tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ), përcjell Portalb.mk.

Në krye të listës së përfituesve më të mëdhenj nga arka e shtetit për periudhën 2021–2025 renditen kompanitë “Stenton Gradba” nga Manastiri, “Zhikol” nga Strumica, “Ilinden” nga Struga, “NB-Kompani” nga Tetova, si dhe gjashtë kompani me seli në Shkup: “Granit”, “Bauer BG”, “Ju-Baj 2”, “Bitem”, “Lendi Grup” dhe “Zobek Mining”. Këto dhjetë subjekte kanë ndarë mes vete rreth 500 milionë euro nga vlera e përgjithshme prej 1,5 miliard eurosh e prokurimeve publike ndërtimore, e shpërndarë në 9.335 kontrata.

Hulumtimi i QKQ-së nxjerr në pah një rënie drastike të garës reale, ku numri mesatar i ofertave për tender ka rënë nga pesë në vitin 2021 në vetëm tre në vitin 2025, ndërsa vlera e kontratave të lidhura pa asnjë konkurrencë është rritur me tre herë e gjysmë, duke kërcyer nga 38 milionë euro në 141 milionë euro brenda pesë vitesh. Sipas analistëve, kriteret e ngushta në tenderë – si kërkesat për laboratorë në pronësi, baza vetjake të asfaltit e betonit dhe specifikime të detajuara të kuadrove – po i eliminojnë rivalët dhe po rrisin dyshimet për marrëveshje paraprake.
Problemet shtrihen edhe pas nënshkrimit të kontratave, me mbi 2.500 aneks-marrëveshje të regjistruara që kanë sjellë zgjatje afatesh, ndryshim të vëllimit të punimeve dhe rritje të kostove fillestare, ndërsa garancitë bankare dhe gjobat për vonesa përdoren rrallë. Për më tepër, mungesa e raporteve të rregullta në sistemin elektronik lë në terr statusin real të shumë projekteve, të cilat shpesh shfaqin defekte menjëherë pas përfundimit.

Situata paraqitet edhe më e përqendruar te mbikëqyrja e punimeve, ku vetëm dhjetë kompani kontrollojnë 91 për qind të tregut, dhe dy prej tyre mbajnë mbi 61 për qind të tij, duke krijuar rrezik të lartë për konflikt interesi në pranimin teknik të ndërtimeve. Raporti vëren gjithashtu një rritje të ndjeshme të vlerës së tenderëve në vitet zgjedhore, veçanërisht para zgjedhjeve lokale, duke ngritur alarmin për keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e

November 25, 2026
Kosovë

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite

November 25, 2026
Maqedoni

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5253
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15645
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave:

Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime

Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin Sela, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë

Maqedoni

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.