Adele planifikon një pauzë të gjatë nga muzika
AA
Adele po planifikon të bëjë një pauzë nga muzika për të fokusuar më shumë te familja në vitin 2025.
Këngëtarja, e cila ka qenë shumë e angazhuar pas publikimit të albumit të saj të fundit në 2021, ka vendosur të ndërpresë përkohësisht karrierën e saj muzikore.
FemaleFirst tregon se Adele ka disa paraqitje të planifikuara, përfshirë një koncert në Munih, Gjermani, gjatë gushtit.
Megjithatë, ajo ka qëllim të ndalojë aktivitete muzikore në fund të vitit për t’u përqendruar te jeta e saj personale dhe familjare.
Burimi ka thënë: “Ajo ka pasur disa vite të ngjeshura që nga publikimi i albumit më 2021 dhe ka kaluar pritjet e saj. Adele ka pasur mundësi të jashtëzakonshme dhe ka qenë ëndërr e bërë realitet”.
Përveç performancave të saj të planifikuara për këtë vit, përfshirë disa shfaqje në Las Vegas, Adele ka vendosur të marrë një pushim të gjatë nga muzika pas këtyre ngjarjeve.


Avokati i Thaçit: Po të isha si Kuvendi
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Richard Prosper, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për veprim pas shpalljes së aktgjykimit
KSHPK: Është hapur lëndë për konflikt interesash për
Zëvendëskryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Besnik Xhemaili, sot deklaroi se KSHPK ka hapur lëndë për konflikt
“Onkologjia”: Një ekspert u përgjigj për kriteret për
Me marrjen në pyetje të ekspertit nga ana e Prokurorisë për kriteret mbi të cilat janë vlerësuar cilësia dhe efikasiteti