
Ademi: Pushteti po zhbën Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa VLEN-i po hesht
AA
BDI ka vazhduar me akuza se pushteti dëshiron të zhbëj Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë mënyrë të cenojë karakterin multietnik të shtetit. Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi vlerëson se deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Qeverisë për revidimin e Badenterit nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e planit për të hequr këtë mekanizëm që është bazë e Marrëveshjes së Ohrit.
“Shfuqizuan Balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, nuk respektuan ligjin për gjuhët duke dobësuar inspektoratin dhe agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe dhe duke lejuar që mbi njëqind institucione të injorojnë gjuhën shqipe. Fshinë diasporën shqiptare nga përfaqësimi politik dhe ia dorëzuan implementimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, figurave me qëndrime të hapura anti-shqiptare dhe anti-perëndimore, siç është Ivan Stoillkoviç”, theksoi Ademi një press-konferencë nga selia e BDI-së.
I njëjti plan, sipas Ademit, po avancon në zhbërjen e mekanizimit të Badenterit, sipas të cilit, deklaratat e Dimitrievskit dhe Fillkovit janë me miratim të plotë të kryeministrit Hristijan Mcikoski. Ai akuzoi VLEN-in se po hesht dhe në një farë mënyre po legjitimon politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve
“Këto ide po manifestohen qartë nga njëra anë përmes goditjes ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmave kushtetues, ndërsa nga ana tjetër nëpërmjet bllokimit të rrugës evropiane dhe izolimit të shtetit. Ky plan po realizohet sepse qeveria ka gjetur disa pa legjitimitet, të cilët për një pozicion janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Po përballemi me rrezik të lartë që synon ta kthejë vendin prapa”, theksoi Ademi, i cili tha se e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë plan është vota e shqiptarëve më 19 tetor.
“Sot, më shumë se kurrë, jemi dëshmitarë të përhapjes së ideve të rrezikshme që pretendojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe që kërkojnë ndërtimin e shteteve të pastra etnike. Këto ide po manifestohen qartë: nga njëra anë përmes goditjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmave kushtetues, nga ana tjetër përmes bllokimit të rrugës europiane dhe izolimit të vendit. Ky plan po realizohet sepse qeveria ka gjetur disa pa legjitimitet që, për një pozicion, janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Po përballemi me një rrezik të madh që synon ta kthejë vendin mbrapa. Por këtë rrezik do ta ndalë vota e qytetarëve. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë se barazia nuk negociohet dhe Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet”, tha Ademi.