AA
Komuna e Likovës, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, ka realizuar me sukses shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit e të gjitha shkollave fillore në territorin e saj. Ky aktivitet është zhvilluar në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe ka pasur për qëllim t’ua lehtësojë prindërve barrën financiare, si dhe t’i pajisë nxënësit me mjetet e nevojshme për një proces mësimor sa më të suksesshëm.
Kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi theksoi se përmes këtij aksioni, çdo nxënës ka përfituar nga një pako me çantë, materiale shkollore bazë dhe mjete të tjera ndihmëse për mësim.
“Ky aktivitet synon t’i lehtësojë nxënësve fillimin e vitit shkollor duke i pajisur me mjetet e nevojshme për një mësim sa më të mirëfilltë. Komuna e Likovës shpreh falënderimin e sinqertë për drejtorët e shkollave, të cilët treguan korrektësi dhe gatishmëri të plotë për realizimin e këtij aktiviteti”, theksoi Arifi.(INA)
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka ndërmarrë një sërë masash në fushën e sigurisë kibernetike, të cilat, sipas partisë në
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, duke pretenduar se edhe
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave nëntë vijojnë të jenë aktive,