Adnan Azizi: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, jo vetëm provimi i jurisprudencës
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur vendimin që mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo e drejtë nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të përfshijë të gjitha provimet profesionale.
Përmes një reagimi publik, Azizi ka uruar të gjithë shqiptarët, e në veçanti studentët që do t’u nënshtrohen këtyre provimeve në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje.
Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!”, ka shkruar Azizi, duke e vënë theksin te rëndësia e këtij zhvillimi për studentët shqiptarë dhe për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit./Shprehja.com