AA
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku. Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe reflektuese, ku u kujtuan momente kyçe të bashkëpunimit institucional dhe diplomatik mes Tiranës dhe Shkupit.
“Sfidat kanë qenë të mëdha, por përkushtimi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ka qenë po aq i fuqishëm,” theksoi Ahmeti, duke përmendur rolin që ka luajtur diplomacia shqiptare dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë në përparimin e të drejtave kolektive dhe ndërtimin e barazisë në Maqedoninë e Veriut.
Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet politike në rajon dhe nevoja për një bashkërendim më të madh kombëtar, sidomos në funksion të integrimit euroatlantik dhe ruajtjes së paqes e stabilitetit.
Ahmeti falënderoi ambasadorin Çejku për kontributin e tij të çmuar diplomatik dhe vizionin që ka promovuar për një rajon të bashkuar e të drejtë për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se zëri i Tiranës dhe ai i Shkupit duhet të vazhdojnë të jenë në një frymë të përbashkët.
Ky takim u pa si një rikujtim i domosdoshëm i të kaluarës, por edhe si një thirrje për veprim të përbashkët në të ardhmen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në rajon. (INA)
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.