AA
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, ka ndarë sot një nga lajmet më pozitive për Kosovën në arenën ndërkombëtare: Banka Botërore e ka larguar zyrtarisht Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.
Pas më shumë se 15 vitesh si shtet anëtar, ky vendim përfaqëson një moment historik dhe një dëshmi konkrete e stabilitetit institucional dhe qëndrueshmërisë ekonomike të Republikës së Kosovës.
“Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet. Largimi nga kjo listë do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar dhe rrit besueshmërinë e investitorëve të huaj,” theksoi Murati.
Ministri vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Botërore, si dhe koordinimin e suksesshëm ndërmjet institucioneve vendore, përfshirë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankën Qendrore të Kosovës.
Ekspertët presin që ky zhvillim të hapë rrugë për rritje të investimeve, rritje të kreditimit dhe kushte më të mira financiare për Kosovën në tregjet ndërkombëtare.
Murati përfundoi me një falënderim për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje, duke e cilësuar si një fitore të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. (INA)
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.