Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
AA
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme për shpalljen e Karadakut zonë e lirë. Ai tha se kjo ngjarje tregon përpjekjet për liri, dinjitet dhe barazi.
Ahmeti theksoi se Karadaku mbetet simbol i qëndresës dhe bashkimit. Ai gjithashtu nderoi dëshmorët dhe luftëtarët, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe të drejtat që gëzohen sot.
Sipas tij, kjo sakrificë duhet të shërbejë si shembull për brezat e ardhshëm. Ai shtoi se ruajtja e këtyre vlerave është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Po ashtu, ai bëri thirrje për unitet dhe përkushtim të vazhdueshëm në mbrojtje të arritjeve të deritanishme.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen dy të rinj të cilët pretendojnë se janë maltretuar fizikisht nga
PRISHTINË / LONDËR – Gazetari kosovar Vudi Xhymshiti ka bërë një reagim të fortë publik përmes rrjeteve sociale, ku pretendon
Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit