AA
Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Faton Ahmeti, ka bërë publike disa nga emrat e parë të kandidatëve të koalicionit opozitar shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Ahmeti thekson se përgatitjet janë në vazhdim dhe se kandidaturat përfaqësojnë “bashkimin politik” dhe synimin për t’i dhënë fund, siç shprehet ai, “përbuzjes së përditshme ndaj shqiptarëve”.
Emrat e konfirmuar deri tani janë:
Bajram Rexhepi – Tetovë
Valbon Limani – Gostivar
Bujar Osmani – Çair
Nazim Taipi – Tearcë
Blerant Ramadani – Saraj
Emir Sulejmani – Zhelinë
Isen Shabani – Vrapçisht
Ahmeti i ka cilësuar këta kandidatë si “kandidatë të dinjitetit, vizionit dhe përfaqësimit të vërtetë”, duke lënë të kuptohet se BDI është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së ekipit të saj për betejën zgjedhore.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin