Ai e thumboi për lidhjen me “Hasanin” nga Dubai, Arbenita e tall keq Feron
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka zgjedhur t’i përgjigjet ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero, pas deklaratave të tij thumbuese mbi pushimet e saj në Dubai.
Arbenita, e cila po shijon pushimet me vajzën e saj dhe një person misterioz, u përfol nga Fero se ka një “të dashur të ri”, të cilin ai e quajti me ironi “Hasani”. Fotot e publikuara, duket se i janë dërguar Feros nga dikush tjetër, dhe reperi nuk ngurroi të reagojë, duke ndarë një imazh nga pelegrinazhi i tij në Mekë dhe duke shkruar se për të “mjafton vetëm Zoti”.
Ndërkohë, Arbenita ka reaguar me humor dhe ironi. Në një postim nga Lindja e Mesme, ajo shfaqet e buzëqeshur dhe shkruan: “Kur unë jam raciste ndaj arabëve, por prapë shkoj në Arabi për të bërë umrah”, një deklaratë që duket të jetë një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Feros dhe qëndrimeve të tij.
Hoxha: Me 300 projekte kemi nis kthesën e
Me rastin e shënimit të dvvjetorit të punës së Qeverisë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, prezanoti
Ndryshimet e kodit zgjedhor, Kuzeska: Mickoski nuk heq
‘Mickoski dhe VMRO nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga përpjekjet për manipulim dhe abuzim me mbi 200,000 vota nga
Shkup-Bllacë, 5 tunele, 9 ura, 11 nënkalime, nënshkruhet
Një varg deklaratash e premtimesh, shtrëngim duarsh e përgatitje për pozicionin më të bukur të fotografisë, kështu dukej momenti i