AA
Koalicioni BDI–ASH i njohur si AKI (Aleanca Kombëtare për Integrim) përmes një fotoje të përbashkët po sinjalizon fillimin e bashkëpunimit lokal për zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, thuhet në një njoftim të koalicionit.
Në takimin e mbajtur sot në Gostivar, të cilin e ka publikuar edhe kryetari aktual Valbon Limani – që kandidon për një mandat të dytë – u pa një prani e gjerë përfaqësuese nga të dyja partitë. Krahas Limanit, të pranishëm ishin edhe deputeti i ASH, Halil Snopçe, kryetari i degës së ASH në Gostivar, Isak Lazami, si dhe Raim Purde, sekretar i degës së ASH në qytet.
Nga ana e BDI-së, pjesë e takimit ishin kryetari i degës lokale dhe bartësi i listës për Këshillin e Komunës, Valdet Xhaferi, deputeti Talat Xhaferi dhe shefi i shtabit të BDI në Gostivar, Nexhati Jakupi.
Ky takim shënon fillimin e koordinimit të plotë në nivel lokal mes dy forcave politike brenda koalicionit të ri Aleanca Kombëtare për Integrim.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën e javës së ardhshme do të mbahet seancë e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së,
Ministri i Jashtëm i RMV-s, Timço Mucunski thotë se deklarata nuk përmban një mohim të qartë se dokumenti është rrjedhur