AA
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë një aksioni në Rashçe të Sarajit është arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur armatim.
“Sot (24.10.2025), punonjësit e Policisë nga Njësia për Trafik të Paligjshëm, në koordinim me punonjësit e Njësisë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, pas një urdhri gjyqësor, realizuan një kontroll në shtëpinë dhe ambiente të tjera, si dhe në automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. (51) nga fshati Rashçë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas përfundimit të hetimit të rastit, do të ndiqet procedura e denoncimit të mëtejshëm”, thekson MPB-së.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale