Aktorja Danielle Fishel njofton se është diagnostikuar me kancer në gji
AA
Aktorja Danielle Fishel, ylli i serialit hit të viteve ‘90, “Boy Meets World”, ka zbuluar se ka kancer në gji.
“Kohët e fundit u diagnostikova me DCIS, i cili është shkurtim i karcinomës duktale in situ, që është një formë e kancerit të gjirit”, tha ajo në podcast-in e saj.
“U zbulua shumë herët. Është teknikisht faza zero”, i siguroi ajo fansat.
“Do të jem mirë. Do të bëj një operacion për ta hequr. Do të kem edhe trajtim shtesë. Më është dashur të marr shumë vendime në ditët e fundit”, tha ajo.
Fishel vazhdoi të shpjegoi se fillimisht kishte frikë të ndante diagnozën e saj me publikun, por përfundimisht vendosi të fliste për të inkurajuar të tjerët që të merrnin vendimet e duhura për shëndetin e tyre.
“Unë e kuptova se kam kancer pasi caktova një takim në të njëjtën ditë kur mora tekstin se ishte koha për mamografinë time vjetore”, tha ajo.
43-vjeçarja luajti ‘Topanga’ në serialin e njohur nga viti 1993 deri në vitin 2000 dhe gjithashtu u shfaq në “Girl Meets World”.
Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e
Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas
BDI: Banesat sociale që u dhuruan në Dibër,
Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një
Shkoi si mysafir në dasmë, nxori armën dhe
Një aheng familjar në Vushtrri u ndërpre nga ndërhyrja e Policisë, pasi raportimet për të shtëna me armë çuan në