Aktorja izraelite bëhet me yll në Hollivud, përballë saj protestojnë pro palestinezët
Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është bërë me yll në sheshin e famshëm të Hollivudit, “Walk of Fame”.
Por, ceremonia e zbulimit të yllit nuk shkoi siç ishte planifikuar, shkruan IndeksOnline.
Dhjetëra protestues pro palestinezë vendosen të pengonin ceremoninë, duke u pozicionuar përballë aktores dhe duke bërë thirrje për çlirimin e Palestinës.
Për shkak të frikës nga eskalimi i mundshëm i protestës, policia arriti në vendin e ngjarjes, teksa në rrjete sociale u bënë virale disa sekuenca ku policia ndjekë nga pas disa protestues.
Por, një oficer i departamentit të policisë në Los Angelos bëri me dije se askush nuk u arrestua nga ajo protestë.
Gal Gadot u emocionua për këtë çmim të përjetshëm, duke thënë: “Jam thjesht një vajzë nga një qytet në Izrael. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një moment të tillë. Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhesha aktore dhe kurrë nuk e dija se këto gjëra janë të mundshme. Ky yll do të më kujtojë se me punë të palodhshme, pasion dhe pak besim, gjithçka është e mundur”.
Gadot, e njohur për rolet e saj në “Wonder Woman”, “Fast and Furious”, “Red Notice”, “Snow White”, e shumë prodhime të tjera kinematografike, që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Palestinës, ka shprehur publikisht përkrahjen për vendlindjen e saj.
Ajo madje kishte shërbyer edhe në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
MPB konfirmon: I rremë alarmi për bombë në
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e
Evakuohet “City Mall” në Shkup pas kërcënimit për
Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)
Gashi: Kuvendi ka rol kyç në procesin e
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të