“Al Hilal” bën ofertë zyrtare për Kanselon, Siti gati të mbyll marrëveshjen
“Al Hilal” e ka bërë një ofertë zyrtare për Kanselon dhe bisedimet janë duke vazhduar. Futbollisti i Man. Sitit është zgjedhja e parë e trajnerit portugez, Horhe Hesus, i cili po mundohet ta dijë nëse kjo marrëveshje do të mundë të arrihet, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.
Në rast të arritjes së mbrojtësit të krahut, i cili mund të luajë pa problem në të djathtë ose në të majtë, mbrojtësi i djathtë i “Al Hilal”, Saud Abdulhamid do t’i bashkohej Romës. Lojtari ishte i huazuar në Barcelonë në sezonin e fundit dhe gjiganti katalunas është i interesuar po ashtu për ta mbajtur atë në “Camp Nou”.
Gjiganti katalunas e do sërish në formë huazimi përfaqësuesin portugez, por Man. Siti do të preferonte ta shesë atë përfundimisht. Trajneri Pep Guardiola ka thënë se topi është tek Kanselo, i cili, nëse vendos të qëndrojë tek kampioni aktual anglez, do të trajtohet si të gjithë lojtarët tjerë në “Etihad Stadium”.
Kanselo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij duke e shqyrtuar çdo mundësi për momentin.