Barcelona largon 3 qendërmbrojtës brenda dy ditëve?!
Barcelona vazhdon të punoj shumë në daljen e futbollistëve të cilët nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Hansi Flik. Sipas “Mundo Deportivo” gjiganti katalunas mund të shohë tre qendërmbrojtës të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar brenda një jave,.
Sipas Fabrizio Romano, Barcelona ka marrë oferta të shumta për Mikail Faje nga klubet franceze dhe PSV. Ndërkohë, Klement Lenglet duket se është në rrugën e tij drejt një tjetër klubi spanjoll, me gjasë Atletiko Madrid ose një rikthim në Sevilja.
Kohët e fundit, Njukasëll është duke u interesuar për transferimin e danezit Andreas Kristensen. Ai gjithashtu mund të kthehet te Çellsi. Raportet thonë se mbrojtësi është i hapur për t’u larguar nga Barça, pasi ai mund të mbetet në bankë nëse qëndron te Barcelona. Tani ekziston një mundësi e madhe që të paktën dy ose ndoshta të tre lojtarët e lartpërmendur të largohen para 1 shtatorit.