AA
Prishtinë – Publicisti dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka ngritur alarmin se Kosova si demokraci e re liberale po përballet me një luftë hibride të orkestruar nga Beogradi, e cila synon bllokimin dhe sabotimin e institucioneve shtetërore.
Sipas tij, përmes strukturave politike dhe elementëve të infiltruar në drejtësi, Serbia po synon të minojë institucionin më të rëndësishëm të vendit – Kuvendin, duke penguar formimin e institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Hetimet ndaj elementëve të lidhur me shërbimin sekret serb (BIA) kanë nxjerrë në pah sprova për puç politik dhe madje edhe për grusht-shtet. Këtu përfshihen edhe individë që kanë nxitur hapjen e xhamive ilegale, shkuarjen e të rinjve në luftëra të huaja dhe luftën hibride përmes segmenteve të caktuara të mediave,” shkruan Ramabaja.
Ai thekson se rasti i bandës së Radojçiqit ka ekspozuar një rrjet më të gjerë aktorësh, duke përfshirë edhe gazetarë të cilët, sipas tij, janë bërë pjesë e luftës hibride kundër Qeverisë së Kosovës.
Ramabaja apelon për një mobilizim qytetar dhe politik përballë kësaj situate, duke kërkuar forcimin e sundimit të ligjit dhe hetime të thelluara për të gjithë ata që rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës.
(INA)
Në gjyqin për zjarrin tragjik të 16 marsit 2025 në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim me ushtruesen e detyrës ambasadore të SHBA-së në vend,
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, deklaroi se ekziston gatishmëri nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian