Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Alarm në Maqedoninë e Veriut: Grupi „764“ që po manipulon fëmijët përmes TikTok, Roblox dhe Discord
Maqedoni

Alarm në Maqedoninë e Veriut: Grupi „764“ që po manipulon fëmijët përmes TikTok, Roblox dhe Discord

November 20, 2026

AA

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje prindërve, kujdestarëve, mësuesve dhe opinionit të gjerë që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të njohur si „764“. Bëhet fjalë për një komunitet të dhunshëm online, anëtarët e të cilit shënjestrojnë fëmijë, të mitur dhe persona të tjerë të cenueshëm, me qëllim që t’i manipulojnë, t’i frikësojnë dhe t’i detyrojnë të kryejnë veprime të rrezikshme dhe të dhunshme.

Për seriozitetin e këtij fenomeni paralajmërojnë edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), e cila grupin „764“ e lidh me komunitete më të gjera ekstremiste nihiliste të dhunshme dhe me grupe të ngjashme.

Thirrja ka qëllim parandalues: informimin me kohë të publikut për mënyrën si veprojnë këto grupe, rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe mundësitë për t’i mbrojtur ata.

Si vepron grupi „764“?

Grupi „764“ vepron përmes rrjeteve të ndryshme sociale, aplikacioneve për komunikim dhe platformave të lojërave online. Për të krijuar kontakt me viktimat e mundshme, anëtarët e tij përdorin platforma si Discord, Telegram, Roblox, Instagram, TikTok, Snapchat, Reddit, X, Minecraft dhe Fortnite.

Zakonisht, ata u afrohen fëmijëve dhe të rinjve duke u paraqitur si moshatarë të tyre ose si persona të interesuar për një lidhje miqësore apo emocionale. Pasi fitojnë besimin e tyre, fillojnë manipulimet, kërcënimet dhe shantazhet, me qëllim që t’i detyrojnë të ndajnë fotografi dhe video intime, të vetëlëndohen, të ushtrojnë dhunë ndaj personave të tjerë ose kafshëve, madje edhe të ndërmarrin veprime që mund të kenë pasoja për jetën e tyre. Materialet që marrin, më pas i përdorin si mjet për frikësim, shantazh dhe kontroll të mëtejshëm mbi viktimat, thonë nga MPB.

Cilat shenja duhet të vërejnë prindërit?

MPB u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve t’u kushtojnë vëmendje të veçantë ndryshimeve të mundshme në sjelljen e fëmijëve, si:

ndryshime të papritura në sjellje, mbyllje në vetvete, frikë, shqetësim ose nervozizëm;
fshehtësi e shtuar gjatë përdorimit të telefonit ose kompjuterit;
komunikim intensiv me persona të panjohur përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online;
marrje mesazhesh kërcënuese, shantazhe ose kërkesa për dërgim fotografish dhe videosh;
lëndime, prerje, gërvishtje të pashpjegueshme ose shenja të tjera të mundshme vetëlëndimi;
shprehje të pashpresës ose biseda për vdekjen dhe vetëvrasjen.

Këto ndryshime nuk do të thotë domosdoshmërisht se fëmija është viktimë e një grupi të tillë, por nëse vërehen, është e rëndësishme të mos injorohen. Nevojitet qasje e kujdesshme, bisedë e hapur me fëmijën dhe, nëse ka dyshime për keqpërdorim, reagim në kohë, theksojnë nga Ministria.

Si t’i mbrojmë fëmijët?

Nga MPB thonë se prindërit duhet të bisedojnë rregullisht me fëmijët për aktivitetet e tyre në internet, të interesohen se me kë komunikojnë dhe çfarë përmbajtjesh ndjekin, si dhe t’i edukojnë për rreziqet e ndarjes së të dhënave personale, fjalëkalimeve, fotografive dhe videove intime me persona të panjohur.

Veçanërisht e rëndësishme është që fëmijët ta dinë se, nëse dikush i shantazhon, i frikëson ose i manipulon, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë nga prindërit, kujdestarët, mësuesit ose institucionet përkatëse. Ata nuk duhet të ndihen fajtorë apo të kenë frikë ta raportojnë, pavarësisht rrethanave, thekson MPB.

Raportoni çdo dyshim ose rast!

Nëse keni njohuri, informacione ose dyshime për aktivitete të lidhura me grupin „764“ apo grupe të tjera të ngjashme të dhunshme online, raportojini në Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në adresën elektronike [email protected].

Nëse dispononi me informacione që mund të ndihmojnë në hetim, ruani mesazhet, emrat e përdoruesve, linqet dhe të dhënat e tjera përkatëse. Mos hyni në konfrontim me personat që bëjnë kërcënime dhe mos ndërmerrni hapa që mund ta rrezikojnë edhe më shumë sigurinë e fëmijës. Mos shkarkoni dhe mos shpërndani materiale eksplicite ku shfaqen të mitur.

Mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi online është përgjegjësi e përbashkët. Njohja me kohë e rrezikut, biseda e hapur me fëmijët dhe raportimi i aktiviteteve të dyshimta mund të parandalojnë pasoja të rënda dhe të shpëtojnë jetë. „MPB bën thirrje: bëhuni të kujdesshëm, bisedoni me fëmijët dhe raportoni çdo aktivitet të dyshimtë“, thuhet në kumtesë.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa,

November 20, 2026
Maqedoni

Alarm në Maqedoninë e Veriut: Grupi „764“ që po manipulon

November 20, 2026
Maqedoni

Sa jan rrogat në Maqedoni ?

November 20, 2026
Kosovë

E dhimbshme: Vëllai as sot nuk arrin ta takojë Jakup

November 20, 2026
Kosovë

“Disiplinohu pak, ministër”, Hoti përplaset me Muratin gjatë debatit për

November 20, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5217
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15562
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu

Gjatë qëndrimit të tij në Manila të Filipineve,ministri i drejtësisë, Jeton Shasivari ka falur namazin e Xhumasë në Xhaminë e

Maqedoni

Sa jan rrogat në Maqedoni ?

Pothuajse tre nga dhjetë vendet e lira të punës në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026

Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.