
Alarmi i nxehtësisë: Maqedonia e Veriut nën valën afrikane deri më 13 gusht
Një valë e re afrikane ka përfshirë Maqedoninë e Veriut, duke sjellë temperatura ekstreme që pritet të zgjasin deri më 13 gusht. Sipas sinoptikëve, termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët në të gjithë vendin.
Rekomandimet nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP):
- Temperatura e dhomës të mbahet rreth 25°C
- Të qëndrohet në ambiente të freskëta nga ora 11:00 deri në 17:00
- Të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje, duke shmangur alkoolin dhe pijet me sheqer
- Të visheni me rroba të lehta dhe ngjyra të çelëta
- Të përdoret mbrojtje për kokën dhe sytë
- Të shmangen aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta
- Të kushtohet vëmendje grupeve të ndjeshme: fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna
Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të shtuar nga zjarret, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të veçantë gjatë qëndrimit në natyrë.
Flaka
The post Alarmi i nxehtësisë: Maqedonia e Veriut nën valën afrikane deri më 13 gusht appeared first on Flaka, në çdo lajm… .