Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Albin Kurti shpreson që konstituimi i Kuvendit të bëhet nesër – ja çka thotë për Dimal Bashën dhe Liburn Aliun
Maqedoni

Albin Kurti shpreson që konstituimi i Kuvendit të bëhet nesër – ja çka thotë për Dimal Bashën dhe Liburn Aliun

August 29, 2025

AA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha për shkak të një artikulli kundër UÇK-së për të cilit tashmë ky i fundit është distancuar.

Kurti tha se problemet që i ka sot Kosova nuk janë për shkak të një artikulli apo deformimi apo keqinformimi ku Basha as nuk është autor i tij, por siç tha ai problemi qëndron kur u themelua Zajendica, Lista Serbe, e kur qeveritë në Kosovë u formuan të varura nga Lista Serbe.

Sipas tij artikulli i kryetarit të sapo zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha nuk ka të bëjë asgjë më UÇK-në.

Kurti këto komente i bëri pas përurimit të një çerdheje publike në qytetin e Fushë-Kosovës.

Kurti: Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim, ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë vlerë të shenjtë

“Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty e ka sqaruar se kapitulli apo kreu që e ka shkruar ai nuk ka asgjë të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës….nuk ka të bëjë asgjë me UÇK edhe njëherë ju e keni parë fjalimin e tij pas zgjedhjes ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë vlerë të shenjtë të kombit shqiptar. Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim apo keqinterpretim i një artikulli me bashkëautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli. Problemet i kemi kur është nënshkruar Zajednica në 2013, problemet i kemi kur janë amnestuar kriminelët në veri poashtu në 2013, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015, problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013, problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe e jo tek ky artikull ku manipulohet një kre tek i cili nuk ka fare autorësi”, tha Kurti.

Kurti tha se shpreson që nesër të konstituohet Kuvendit dhe Nenad Rashiq te zgjedhet nënkryetar i këtij institucuoni.

Kurti: Shpresoj që konstituimin ta bëjmë nesër duke e përzgjedhur Nenad Rashiqin, i cili e pranon Republikën e Kosovës

“Dimal Basha është kryetar i Kuvendit i cili ende nuk është konstituar shpresoj këtë ta bëjmë nesër ka ngelur edhe një nënkryetar të zgjedhet besoj që më së miri do të ishte të kryhet kjo çështje nesër duke e përzgjedhur aty Nenad Rashiqin i cili e pranon Republikën e Kosovës, punon për institucionet dhe është ministri që ka bërë më së shumti për komunitetin serb në vendin tonë”, tha ai.I pyetur për dorëheqjen e Liburn Aliut dhe shkakun që dha ai për dorëheqje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti teksa e falendëroi Aliun për kontributin e dhënë tha se duhet të vazhdohet përpara.

Kurti: E falendëroj ish ministrin, Liburn Aliu për kontributin e dhënë ne duhet të vazhdojmë përpara

“E falendëroj ish ministrin, Liburn Aliu për kontributin e dhënë ne duhet të vazhdojmë përpara pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin, Hysen Durmishin… ne duhet të vazhdojnë përpara”, tha ai.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.