AA
Një tjetër lajm i mirë për shtetin e Kosovës — Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e vendit tonë, duke u bërë shteti i tretë që e bën këtë gjatë këtij viti, pas Kenias dhe Sudanit. Kjo njohje përforcon pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe hap rrugë për bashkëpunime të reja në arenën globale.
Postimi i plotë i Kryeministrit Albin Kurti:
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë.
Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë.
Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjata.”
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për