AA
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar sot aktivitetet e fushatës zgjedhore duke vizituar disa lagje të qytetit së bashku me ekipin e tij dhe rininë e AKI-së.
Në kuadër të aksionit, Rexhepi dhe ekipi i tij kanë shpërndarë fletushkat e programit zgjedhor, duke zhvilluar edhe biseda të drejtpërdrejta me banorët për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Rexhepi ka theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar një komunë gjithëpërfshirëse.
“Në çdo cep të qytetit, për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Për një Tetovë që nuk njeh ndasi dhe për një komunë që punon njësoj për të gjithë, pa përjashtim!” ka shkruar Bajram Rexhepi.
Fushata e AKI-së në Tetovë po karakterizohet nga kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nga një qasje që thekson bashkëpunimin dhe transparencën në qeverisjen lokale.
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi sonte në emisionin “Studio e Natës” se projekti për Transportin e Shpejtë
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi i gjykatësit të Gjykatës së Apelit,