Ali Ahmeti nga Bërvenica: Fitorja e 19 tetorit do të jetë fitore e bashkimit shqiptar
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mbrëmë zhvilloi një tubim elektoral në Bërvenicë, ku u theksua rëndësia e unitetit dhe e besimit për progresin e komunës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Në fjalën e tij, Ahmeti u shpreh se në Bërvenicë u ndje “fuqia e bashkimit dhe e besimit”, duke theksuar mbështetjen e gjerë që po merr kandidati i BDI-së për kryetar komune, Enver Pajaziti.
“Me kandidatin për kryetar komune, Enver Pajazitin, dhe me mbështetjen e çdo qytetari që beson në progres dhe dinjitet, po hapim një kapitull të ri për Bërvenicën. Fitorja e 19 tetorit do të jetë fitore e bashkimit shqiptar dhe e Aleancës Kombëtare për Integrim,” deklaroi Ahmeti./Zyrtare.net/