Ali Ahmeti nga Kërçova: Ata i kanë hipur kalit për mbrapa
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nga Kërçova iu bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të dalin si një trup i vetëm për të vendosur për fatin e tyre, siç tha ai duke theksuar se nuk do të lejohet më që sakrificat e bëra të nëpërkëmben nga ata që e shesin patriotizmin.
“Më 19 tetor, si një trup i vetëm, do të vendosim për fatin tonë. Nuk ka ndodhur asnjëherë gjë më e keqe për Kërçovën, për Maqedoninë dhe për barazinë e shqiptarëve, sesa kur disa të ashtuquajtur nacionalistë e lanë në baltë atë që u fitua me gjak. Le të lehin sa të duan, ne i dalim zot asaj që është e jona,” deklaroi Ahmeti para turmës.
Ai theksoi se populli nuk do të heqë dorë nga të drejtat legjitime dhe se më 19 tetor do të vijë momenti i llogaridhënies.
“Ne nuk heqim dorë nga e drejta jonë legjitime! Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit për së mbrapshti!”.