AA
Ohër, 12 korrik 2025 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, në qytetin e Ohrit. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me theks të qartë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në fokus të bisedës ishin thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, stabiliteti rajonal dhe nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian”, u shpreh Ahmeti pas takimit.
Lideri i BDI-së theksoi se angazhimi për të ardhmen evropiane të rajonit nuk është vetëm një objektiv politik, por një vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e të dy vendeve.
Takimi mes z. Ahmeti dhe Presidentit Begaj vjen në një kohë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe për përpjekjet e përbashkëta drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. (INA)
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të