AA
Ministri i Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji, organizon një skrining dyditësh të popullatës në Trubarevë, që do të mbahet nesër dhe pasnesër, 24 dhe 25 shtator, informuan sot në një video-deklaratë për MIA-n, ministri Azir Aliu dhe drejtori i Klinikës, Oliver Zafirovski.
“Skriningun do ta kryejnë dy ekipe nga Klinika për Pulmologji me dy automjete ambulatore. Kontrollet janë destinuar për të gjithë të interesuarit nga Trubareva dhe nga vendet e populluara të rrethinës, ndërsa veçanërisht për personat të cilët ndjejnë vështirësi gjatë frymëmarrjes ose kanë simptoma të cilat tregojnë sëmundje të frymëmarrjes”, sqaroi ministri Aliu.
Është parashikuar që skriningu të përfshijë:ekzaminim të plotë klinik, spirometri, EKG dhe ekzaminime tjera të nevojshme.
“Qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes shëndetësor të nivelit të lartë për të gjithë qytetarët. Nëse paraqitet nevoja për hulumtime shtesë, ato do të kryhen në vendin e ngjarjes ose pacientët do të referohen në Klinikën për pulmologji”, sqaroi ministri Aliu.
Me këtë veprim, siç theksoi ministri, mundësohet detektimi në kohë i simptomave eventuale te popullata, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së nevojshme shëndetësore.
Siç tha Zafirovski, është nisur një fushatë e bukur dhe se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të premten ka nënshkruar vendimet për suspendimin e gjashtë punonjësve policorë, pas dyshimeve
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të