AA
Nuk shpaloset asnjë detaj i ri për procedurën parahetimore të prokurorisë lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare pas akuzave për ndjekje dhe përgjim të paligjshëm gjatë periudhës 2019-2024 derisa në pushtet ishte LSDM-BDI, shkruan Alsat.
Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se në këtë moment nuk mund të shpalosin më shumë detaje për ecurinë e procedurës.
“Në këtë moment prokuroria nuk ka mundësi të ndajë më shumë detaje për rrjedhën e parahetimit”, tha Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Anëtarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së, Sllavjanka Petrovska tha për Alsat, se që të premten i ka bërë thirrje publike kolegëve të saj që të merren vesh për testim poligrafik, por se nuk ka marrë as përgjigje e as koment.
“Të premten publikisht u bëra thirrje kolegëve që të merremi vesh që komisioni të zbatojë testim poligrafik të të gjithë atyre që publikisht deklaruan se janë ndjekur, por edhe drejtorëve të tanishëm dhe ish drejtorëve. Nuk ka as përgjigje as koment”, u shpreh Sllavjanka Petrovska.
Akuzat për përgjim të paligjshëm fillimisht erdhën nga kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili dyshon se është ndjekur dhe përgjuar në periudhën kur ishte lider i opozitës. Këto indikacione u konfirmuan edhe nga ASK-ja e cila madje dorëzoi në Prokurori dokumente ku ka bazë për përgjhime të paligjshme. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ish-drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski./ Alsat.mk
MARKETING Shoqata e transportuesve të Maqedonisë ka paralajmëruar një protestë dyorëshe për më 31 gusht para Delegacionit të Bashkimit
Temperaturat e larta kanë përfshirë kryeqytetin, duke e bërë të vështirë përditshmërinë e qytetarëve. Nën diellin përvëlues, rrugët janë më
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare të Bllacës, javën e kaluar kanë ndaluar importin