Aliu: Institucionet shëndetësore do të pajisen me 100 ambulanca të reja
Pas mbledhjes së Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë shpalli tender për prokurimin e 100 ambulancave të reja për institucionet publike në gjithë vendin.
Vlera e investimit është 461 milionë denarë, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është ende i hapur.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se ambulancat e reja do të përmirësojnë reagimin ndaj urgjencave dhe do të mundësojnë transport më të shpejtë të pacientëve. Ai shtoi se mjetet do të kenë pajisje moderne dhe do të shpërndahen në të gjitha zonat, me fokus të veçantë në zonat rurale.
Sipas tij, ky investim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për të përmirësuar reagimin në situata krize.