AA
Është formuar komisioni i posaçëm për zbardhjen e dyshimeve rreth ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës të kryera për përfitime financiare. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistën e tij në bëri të ditur se komisioni tashmë është mbledhur tre herë dhe ka analizuar tetë rastet e para të raportuara.
“Në takimin e parë u krijua metodologjia e punës, ndërsa në takimet pasuese u analizuan tetë rastet që kishim. Nuk do të deklarohem derisa të përfundojmë me analizën e çdo rasti”, tha ministri Aliu.
Ai shtoi se raporti përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përveç komisionit vendor, në këtë proces janë përfshirë edhe tre ekspertë ndërkombëtarë nga Sllovenia, Italia dhe Austria, të cilët pritet të marrin pjesë edhe fizikisht në takimet e ardhshme.
“Raporti i komisionit vendor dhe ai i ekspertëve të jashtëm do të shërbejnë si bazë për krijimin e politikave të reja në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Detyra e komisionit është të paraqesë realitetin – më tej, institucionet përkatëse do të veprojnë sipas ligjit”, theksoi Aliu.
Konfliktet rajonale në rritje në Lindjen e Mesme kanë ndërprerë rrugët tradicionale globale, duke e sjellë në qendër të vëmendjes
Profesori universitar Argëtim Saliu ka drejtuar kritika të ashpra ndaj propozim-ligjit për arsimin e lartë, duke vlerësuar se iniciativa e
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut