AA
Dje, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, vizitoi Dibrën, ku u takua me kryetarin e Komunës, Hekuran Duka.
“Kënaqësi dhe nder i veçantë të kem pasur fatin të njoh dhe të bashkëpunoj me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV, z. Denion Meidani”, ka shkruar kryetari Duka në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai i ka shprehur mirënjohje ambasadorit për vizitën dhe ka theksuar rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, Ambasadori po e kryen misionin e tij diplomatik, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Takimet tona kanë qenë frytdhënëse dhe inspiruese, ndaj i shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe vizionin e tij. Z. Meidani e ka shndërruar Dibrën në një qendër e cila vizitohet nga shumë ambasadorë të tjerë dhe kjo padyshim do të sjellë benefite për Dibrën dhe dibranët”, ka theksuar kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.(INA)
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht
LAMM njoftoi këtë mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje prej 40 minutash deri në një orë, si për
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët