Alkaraz dhe Siner, do të luftojnë për trofeun dhe shpërblimin prej 6 mln euro
Karlos Alkaraz dhe Janis Siner do të luajnë në finale të turneut ekzibicional në Arabinë Saudite, i cili solli garën e 6 tenistëve më të mirë në botë në një vend.
Në sfidat e gjysmëfinales, yjet e reja të tenisit, Siner dhe Alkaraz, ishin të pamëshirëshëm ndaj legjendave të këtij sporti si Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal, duke i eliminuar në sfidat e gjysmëfinales dhe të njëjtit do të përballen në sfidën për vendin e tretë.
Në përballjen spanjolle, Karlos Alkaraz mundi Rafael Nadallin me 2-0 në sete ose 6-3, 6-3 në geme. Ndërkohë më shumë nxitje kishte përballja në mes Sinerit dhe Gjokoviqit, që në fund italiani të triumfojë më 2-1 në sete.
Finalja djhe përballja për vendin e tretë do të zhvillohen ditën e shtunë, më 19 tetor. Sfida për vendin e tretë Gjokoviç-Nadall, nis në orën 16.30, ndërsa finalja Siner-Alkaraz , është planifikuar për në orën 18.00.