
Laporta konfirmon se ka refuzuar ofërtën në vlerë prej 250 mln euro për Lamine Jamal
Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh për Lamine Yamal para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Paris Sent Zhermeni raportohet se ishin të gatshëm ‘të thyejnë bankën’ për Jamalin, duke trokitur në dyert e Barcelonës me një ofertë rekorde prej 250 milionë eurosh para hapjes së afatit kalimtar veror. Drejtuesit e gjigantit francez e kanë parë yllin spanjoll si zëvendësuesin adekuat të Kilian Mbapesm, i cilii gjatë verës u transferua tek Real Madridi.
Sidoqoftë, Laporta ishte i sigurt për potencialin e Jamalit, duke refuzuar këtë ofertë dhe duke i ofruar atij mbështetje për të krijuar më shumë histori në ‘Kamp Nou’.
“Ata erdhën për të blerë Lamine Jamal nga unë për 250 milionë euro dhe unë iu thashë ‘Jo’. Ai është lojtari më i famshëm në botë. Cila është vlera e vërtetë e Lamines? Kjo nuk reflekton në librin e rekordeve”, ka thënë Laporta fillimisht.
Përkundër interesimit të madh nga klubet e tjera, Jamal mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 17-vjeçari deklaroi qëllimin e tij për të qëndruar tek klubi në një të ardhme afatgjatë, duke shprehur njëkohësisht dëshirën për t’u bërë legjendë e Barçës.
Kontrata e tij aktuale përfshin një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliardë eurosh, duke siguruar efektivisht të ardhmen e tij në ‘Kamp Nou’ deri në vitin 2026.