Ambasadori britanik nga Zveçani: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në zgjedhje

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves në ditën e zgjedhjeve ka zgjedhur të vizitojë komunën e Zveçanit.
Në një video të publikuar në Facebook, ambasadori britanik thotë se është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit që dalin për të votuar sot.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”
Hargreaves shtoi se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa shtoi se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.