Ambasadori gjerman: Do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt.
Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rudolph tha se shpreson që Kosova të mos hyjë në një tjetër periudhë pasigurie politike.
“Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet e Kosovës për katër vitet e ardhshme. E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por vërtet mendoj se do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi ambasadori gjerman.