AA
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani, ka zhvilluar një drekë miqësore me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka.
Në një reagim publik, Meidani e vlerësoi Dukën si një drejtues që punon me përkushtim dhe maturi, duke theksuar se ai ka realizuar projekte që kanë lënë gjurmë, disa prej të cilave janë çuar përpara bashkërisht.
“Dibra ka një bukuri që të rrëmben pa zhurmë: male që prekin qiellin, lumenj që rrjedhin si kujtime, fshatra që ruajnë shpirtin e kohës dhe një potencial të jashtëzakonshëm që meriton të zbulohet e të zhvillohet më tej”, u shpreh ambasadori Meidani.
Ai shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore janë çelësi për të ardhmen e kësaj treve.(INA)
Nesër me fillim në ora 19.30 në Filharmonia e RMV-së në Shkup, nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Ensar”, Institutit Yunus
Aktivistët ekologjikë nga iniciativa “Stop për Usje” dhe qytetarë protestuan mbrëmjen e së hënës në Shkup, duke kërkuar që vendimi
Nesër me fillim në ora 19.30 në Filharmonia e RMV-së në Shkup, nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Ensar”, Institutit Yunus