AA
ryetarja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, znj. Amina Nuraj, ka bërë një thirrje publike për mbështetje financiare në mënyrë që të mundësohet botimi i librit të saj të ri me titull “Unë, Bija e Atdheut”.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Nuraj thekson se ky libër nuk është thjesht një projekt personal, por një vepër që pasqyron realitetin historik dhe kulturor të shqiptarëve në Sanxhak. Ajo u bën thirrje të gjithë atyre që janë në gjendje të kontribuojnë, të bashkohen për ta bërë të mundur këtë botim.
“Të dashur vëllezër dhe motra, ju e dini se unë kurrë nuk kam kërkuar asgjë për veten time dhe se kam punuar sa më shumë që kam mundur për kombin në Sanxhak.
Për shkak të mungesës së fondeve për botimin e librit tim “Unë, Bija e Atdheut”, do të doja t’i kërkoja të gjithëve që janë në gjendje të më ndihmojnë në realizimin e këtij libri shumë të rëndësishëm.Ky libër nuk është vetëm interesi im personal, por interesi i të gjithë shqiptarëve. Kushdo që dëshiron të më ndihmojë mund të më kontaktojë këtu në mesanxher”, ka shkruar Amina Nuraj.(INA)
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton
Me rastin e Dita e Mësuesit, kryetari i Komuna e Çairit, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e arsimit dhe rolin e
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka paralajmëruar një protestë të re të punëtorëve më 14 mars në Shkup, me