AA
Aktivistja shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka bërë një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër politikanët shqiptarë të Ballkanit për mungesë përkushtimi dhe harresë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut.
“Nuk më shqetëson që serbët më mbajnë në kufij për disa orë, aq më krenar ndihem për këtë. E vetmja gjë që më shqetëson është se kur politikanët shqiptarë përmendin shqiptarët e Luginës së Preshevës, ata gjithmonë i harrojnë shqiptarët e Sanxhakut,” shkroi Nuraj në postimin e saj në Facebook.
Ajo theksoi se pyetjet për kontributin e saj personal ndaj kombit shqiptar janë të kota pa u adresuar më parë mungesat e politikanëve:
“Para se të më pyesni mua personalisht, pyetni politikanët tanë shqiptarë në Ballkan se çfarë kanë bërë për ne. Ndoshta mund të na numërojnë në pëllëmbë të dorës, por ne kemi një zemër më të madhe dhe një patriotizëm më të madh se të gjithë ju së bashku!”
Në vijim, Nuraj shprehu vendosmërinë e saj për të jetuar dhe vdekur për flamurin shqiptar, duke deklaruar:
“Unë jam përsëri Amina, unë jam përsëri gruaja që jeton dhe që është gati të japë jetën e saj çdo sekond për flamurin dhe atdheun! Edhe nëse serbët më vrasin nesër, ju lutem mos e postoni foton time vetëm për të mbledhur më shumë vota, sepse ju jeni ata që më vratë me padrejtësinë dhe mosinteresimin tuaj.”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarë dhe aktivistë shprehin mbështetje ndaj mesazhit të saj dhe kritikojnë heshtjen politike ndaj shqiptarëve të Sanxhakut.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë protestës paqësore të sotme për krerët e UÇK-së në Hagë, nuk
Në fjalimin e saj emocionues gjatë protestës së organizuar në Shkup, Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, theksoi rolin dhe
Renata Deskoska është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Venecias. Share Now Facebook Twitter