Ançeloti: Ishte një ndeshje e keqe, Lajpcigu provoi gjithçka
Karlo Ançeloti ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve, ku Real Madridi u kualifikua në çerekfinale falë barazimit 1-1. Por trajneri ka theksuar se e rëndësishme ishte të kalonte turin.
“Ishte ndeshje e keqe. E luajtur keq. Me pak intensitet, me pak shqetësim. Aspekti psikologjik ndikoi shumë. Luajtëm kundër një rivali që ka cilësi dhe që nuk kishte asgjë për të humbur. Ndërsa ne luajtëm me frena të aktivizuara që në start. Kemi vuajtur, por e rëndësishme është që shkuam në çerekfinale.
Në pjesën e dytë duhej të bënim më shumë presion te topi, me më shumë energji. Por realiteti është që luajtën shumë të frenuar. Luajtëm me bllok të ulët, shumë të ngadaltë, me pak vertikalizime. Shumë pasime në krahë. Nuk ishte nata më e mirë. Duhet që të bëjmë “mea culpa”. Mund të të ndodhë në Ligën e Kampioneve. Na ka ndodhur ndaj Çellsit në shtëpi në vitin 2022. Kurrë nuk ishim pranë eliminimit.
Aspekti psikologjik ishte i rëndësishëm. Lajpcigu provoi gjithçka, është një ekip i mirë. Duhet të vlerësojmë me qetësi atë që ndodhi. Në këtë pikë të sezonit kemi 7 pikë avantazh në La Liga dhe jemi në çerekfinale, Duhet të jemi autokritikë, por jo më shumë se duhet.