Ançeloti: Nuk ka skuadër perfekte, ka mungesë të ekuilibrit
Edhe pse ky sezon nuk ka qenë deri më tani i shkëlqyer për Real Madrid skuadra “Los Blankos” është ngjitur këtë fundjavë në krye të renditjes në La Liga. Fitorja 4-1 ndaj Las Palmas tregoi se madrilenët janë ende konkurrues. Ai që ka komentuar situatën është trajneri Karlo Ançeloti, që bën një analizë.
“Futbolli është i tillë tani, unë jam ende pak konfuz. Ka ditë kur ne luajmë futboll të tmerrshëm dhe të tjera kur shoh Real Madrid si lider. Do të vazhdoj të studioj për të parë nëse e kam gabim apo jo. Ndeshjen e nisëm keq, por Mbape na ndihmoi shumë për të përmbysur rezultatin”, tha Ançeloti.
“Ne jemi në gjendje të kemi ekuilibër për të përballuar momente të mira dhe momente të vështira. Mendoj se kritikat janë më të ashpra ndaj Real Madrid se sa ndaj ekipeve të tjera. Ka kritika dhe fërshëllima. Kritikat të lëndojnë dhe tifozët nuk janë të lumtur. Ato ishin një thirrje për zgjim, një motivim dhe mendoj se reaguam”, tha italiani.
Duke folur për Mbape, Ancelotti shtoi: “Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë. Kishte dyshime nëse ai mund të luante në qendër apo nëse mund të luante më mirë në të majtë, por unë mendoj se ai është më efektiv në qendër se në krah. Aftësia e tij për të liruar veten është unike dhe ai arrin ta përdorë më mirë atë brenda fushës”.
“Kjo ishte një javë e vështirë, si të gjitha javët kur vjen nga një humbje dhe duhet të jesh me skuadrën, të jesh i qetë për të menduar. Kur humbet El Clasico është më e vështirë, por në momente të vështira e vetmja mënyrë për ta kapërcyer atë është të jesh vetëkritik dhe pozitiv”, tha Ancelotti.
“Herë luajmë mirë dhe herë jo. Skuadra po punon shumë, por ndonjëherë ka mungesë ekuilibri e ndonjëherë është mungesa e angazhimit. Askush nuk është perfekt. Nuk shoh ndonjë super skuadër që luan në mënyrë fantastike, ne përpiqemi të luajmë me karakteristikat e lojtarëve tanë”, deklaroi Karlo Ançeloti.