AA
Gjykata ka dënuar me gjithsej 50 vite e gjysmë burg gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit, të akuzuar për trafik kokaine dhe dy vrasje të porositura nga hakmarrja.
Katër prej tyre morën dënime deri në 6 vjet burg për trafik droge, ndërsa dy të tjerët – Fati dhe Shulejb Sulejmanovski – u dënuan me 14.5 dhe 15 vjet burg për pjesëmarrje në grup kriminal dhe vrasje.
Grupi vepronte nga viti 2019 deri në 2021, duke trafikuar kokainë nga Shqipëria dhe Belgjika në Maqedoni, ndërsa komunikimi i tyre është dokumentuar përmes aplikacionit “Sky”.
Disa të dyshuar mbeten ende të paarritshëm për autoritetet, ndaj të cilëve është shpalluar fletarrestndërkombëtar.
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë