Arabia Suadite, harton planin e ri që do të dridh klubet evropiane
Arabia Saudite ka hyrë në botën e futbollit me ambicien për ta bërë kampionatin e saj, Saudi Pro League, mesin 5 më të mirëve në botë. Dhe ata vazhdojnë me idenë e tyre.
Sauditët hodhën hapin e parë duke duke siguruar lojtarët më të mirë në fund të karrierës së tyre, si Kristiano Ronaldo -, duke tërhequr kështu vëmendjen drejt kampionatit. Tashmë synimi është të zgjerojë kufijtë e tij duke e zgjeruar kampionatin për të gjithë, përfshirë të huajt nga Europa dhe Amerika.
Sipas asaj që raporton “Telegraph”, SPL është duke diskutuar për këtë rrisi që do të çonte, siç u përmend më herët, në një rritje të vendeve për lojtarët “e huaj” për çdo ekip.
Ky limit aktualisht është tetë lojtarë dhe të 18 klubet në kampionat e plotësojnë në maksimum këtë kuotë. Gjithçka duhet të kalojë ende nga drejtuesit e SPL dhe të marrë dritën jeshile, por ndërkohë po fillohet të flitet për këtë. Sigurisht, megjithatë, ky mund të jetë një lajm i rëndësishëm për të gjithë në Lindjen e Mesme…