Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi
Kosovë

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi

July 29, 2026

AA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, Alban Krasniqit, anëtar i VV-së dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Hahxhiu e ka quajtur “vrasës”, sot në një koment në facebook.

Rama ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj tij, duke e cilësuar si “gjuhë urrejtjeje dhe linçimi”. Ai ka thënë se përgjegjësitë për sigurinë teknike të pajisjeve në vendpunime, përfshirë vinçat, janë kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.

Rama ka deklaruar se Inspektorati i Kryeqytetit vepron në kuadër të kompetencave që i jep Ligji për Ndërtim dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit.

“Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i “Lule Gjelave” për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë. Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Por, ky popull ka me ju kthy në rrugë, aty ku e keni vendin, aty ku ju përshtatet ky fjalor e këto veprime, aty ku secili prej jush e ka nis aktivitetin, duke e cënu sigurinë e policëve të Kosovës dhe duke i djeg e shkatërru institucionet e Republikës me gurë, gaz lotsjellës e me molotovë!”, ka shkruar Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

GJUHA E URREJTJES NUK E NDRYSHON LIGJIN!

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe bashkëshort i Presidentes së Republikës së Kosovës, m’paska quajtur “vrasës”.

Që gjuha e urrejtjes dhe linçimit është identitet politik i Vetëvendosjes, kjo nuk është më as temë e as befasi. Shqetësuese është që edhe pas 6 vjetësh në institucionet e Republikës së Kosovës, institucione që dikur i sulmonin dhe i shkatërronin me gurë, molotovë e gaz lotsjellës, ndërsa sot, fatkeqësisht, i udhëheqin, ende nuk i dinë gjërat më elementare për ndarjen e KOMPETENCAVE dhe PËRGJEGJËSIVE institucionale.

Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, verifikimi i sigurisë teknike të vinçit (kranit), kontrolli i dokumentacionit teknik, inspektimi i pajisjes, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë kompetencë ekskluzive e INSPEKTORIATIT QENDROR TË PUNËS, institucion i nivelit QENDROR.

Ndërkaq, Inspektorati i Kryeqytetit, përkatësisht Inspektorati i Ndërtimit, ushtron kompetencat e tij sipas Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e kushteve të LEJES së ndërtimit, përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar dhe legjislacionin përkatës, si dhe duke ndërmarrë masat administrative të parashikuara me ligj kur plotësohen kushtet LIGJORE.

Prandaj, çdo përpjekje për t’ia faturuar Kryeqytetit dhe mua përgjegjësitë që ligji ua ngarkon institucioneve të nivelit qendror tregon se, përveç dashakeqësisë, jeni edhe të padijshëm!

Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Qendror të Punës dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa Alban Krasniqi do të paditet për shpifje.

Fatkeqësia, përveç humbjes së një jete, është fakti që qeverisja u ka rënë në dorë këtyre njerëzve të paditun e të frustruar! Për 6 vjet qeverisje, investim kapital kanë një “vadë në Lupç” dhe një “urë 12 metra në Saradran”.

Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i “Lule Gjelave” për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë.

Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Por, ky popull ka me ju kthy në rrugë, aty ku e keni vendin, aty ku ju përshtatet ky fjalor e këto veprime, aty ku secili prej jush e ka nis aktivitetin, duke e cënu sigurinë e policëve të Kosovës dhe duke i djeg e shkatërru institucionet e Republikës me gurë, gaz lotsjellës e me molotovë!

 

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15618
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore

Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të

Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim F.K.-së. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe

Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë –

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot në Athinë me homologun e tij grek, George

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.