AA
Karvani i hapjes së shtabeve të koalicionit VLEN me NJË ZË sonte u ndal në Kumanovë, ku u hap shtabi zgjedhor i fitores.
Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili bashkë me qytetarë kumanovarë prezantoi kandidatin për kryetar komune, Arben Etemi, si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.
“Kudo që shkojmë, shqiptarët na presin me NJË ZË të bashkuar dhe të bindur se s’ka kthim mbrapa, ka vetëm përpara. Më 19 tetor, me NJË ZË dhe me numrin 7, Kumanova do të dëshmojë se koha e re ka filluar”, theksoi Fetai.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata. Intensiteti i qarkullimit
Gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup do të vendoset sot në mënyrë solemne në vendndodhjen e universitetit