AA
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se vetëm një ditë pune e Qeverisë të udhëhequr nga VLEN peshon më shumë se një mandat i tërë i qeverisjes paraprake të BDI-së. Në një postim publik, ai ka përmendur disa nga vendimet kryesore të marra në seancën e fundit qeveritare, duke i cilësuar si premtime të mbajtura dhe hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Sipas tij, Medreseja “Isa Beu” ka fituar për herë të parë një status të qartë juridik – një kërkesë e kahershme që tashmë është bërë realitet. Ndërkohë, është miratuar edhe Ligji për lojërat e fatit, i cili parashikon largimin e kazinove dhe bastoreve nga afërsia e shkollave, si masë për mbrojtjen e të rinjve dhe buxheteve familjare.
Qeveria ka ndarë gjithashtu 205 milionë euro për sektorin e shëndetësisë, përfshirë rikonstruktimin e Spitalit të Tetovës dhe ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë. Po ashtu, janë ndarë 110.5 milionë denarë për projektin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë.
Një tjetër vendim i theksuar nga Fetai është rikonstruktimi i terreneve sportive në çdo vendbanim, me qëllim nxitjen e të rinjve drejt sportit dhe larg zakoneve të dëmshme.
“Nuk ka të ndalur!”, përfundon ai mesazhin e tij, duke paralajmëruar një ritëm të lartë reformash dhe angazhimesh nga Qeveria aktuale.
Koalicioni VLEN ka reaguar përmes një kumtese, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se po tenton të manipulojë opinionin publik
Pas mbledhjes së Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë shpalli tender për prokurimin e 100 ambulancave të reja për institucionet publike në
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të përdhunimit ndaj një të miture 13-vjeçare.