AA
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, ka njoftuar për një zhvillim të rëndësishëm për qindra inspektorë tatimorë komunalë në Shkup dhe komunat përreth. Pas një rekomandimi të tij, Ligji i ri për Mbikëqyrjen Inspektuese, tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare, i njeh zyrtarisht statusin e tyre si inspektorë të licencuar, duke i dhënë fund një situate të paqartë dhe diskriminuese që ka zgjatur mbi dy dekada.
Sipas Fetaijt, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, inspektorët tatimorë komunalë nuk do të trajtohen më si nëpunës të zakonshëm administrativë, por do të kenë të drejta të plota ligjore dhe profesionale, një avancim i shumëpritur në karrierën dhe sigurinë e tyre profesionale.
“Pushtetet e kaluara i lanë këta inspektorë pa licencë, të nënvlerësuar dhe të harruar. Ne po e rregullojmë këtë padrejtësi, si shumë të tjera që u trashëguan nga ata që nën maskën e shqiptarisë pasuruan vetëm familjet e tyre,” theksoi Fetai në deklaratën e tij.
Ai siguroi se reformat do të vazhdojnë dhe se secili sektor që ka vuajtur nga neglizhenca politike do të marrë vëmendjen dhe zgjidhjen që meriton.
Ky vendim përbën një tjetër hap konkret në angazhimin për barazi, profesionalizëm dhe dinjitet në administratën publike. (INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, duke pretenduar se edhe
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave nëntë vijojnë të jenë aktive,
VLEN ka propozuar rikthimin e masës së “shportës shkollore”, me qëllim uljen e shpenzimeve për familjet në prag të fillimit